Tumorët dhe celularët, shoqatat akuzojnë qeverinë italiane

Të detyrohen operatorët e telefonisë celulare që t’u bëjnë të ditur konsumatorëve se celularët janë të dëmshëm për shëndetin, sepse provokojnë kancerin, të evitohet publiciteti dhe të mos lejohet përdorimi i tyre nga të miturit. Ashtu si me cigaret. Sepse rreziku përfshin një numër shumë më të madh se ai i duhanpirësve. Këto janë kërkesat e një padie të depozituar në Gjykatën e Lacios, e para e këtij lloji në Itali, kundër ministrive të Ambientit, të Shëndetit, të Zhvillimit Ekonomik e të Kërkimit, “fajtorë” se nuk kanë njoftuar popullsinë për rreziqet të cilave u nështrohen çdo ditë kur përdornin telefonin pa kufje apo me zë të lartë. Në këtë padi i kërkohet qeverisë që të nisë një fushatë publicitare për të treguar lidhur me rreziqet e shfaqjes së tumoreve në kokë nga përdorimi i celularëve.

celular 1Kjo padi u depozitua në Gjykatë më 20 mars nga 4 avokatë torinezë, në emër të “Apple”, Shoqërisë për Parandalimin dhe Luftën ndaj Elektrosmogut dhe nga Inoçente Marcolini, një ish-drejtues i agjencisë së Breshias që kalonte 5 – 6 orë në ditë duke folur në celular. Ai u bë i njohur pasi arriti të fitonte në Gjykatën e Lartë në 2012-n, çështjen e parë në Itali që vendosi një lidhje mes tumorit në kokë dhe përdorimit të telefonit celular.

“Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, – thotë avokati Bertone, – dhe pavarësisht deklaratës në 2011-n nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare të Kërkimeve mbi Kancerin, nën vëmendjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të faktit që rrezatimi nga celularët është shkak për kancerin tek njerëzit, qeveria nuk ka ndërmarrë kurrë një fushatë ndërgjegjësuese në këtë drejtim. I kemi shkruar ministrit duke i kërkuar një gjë të tillë dhe përgjigjja ishte se do të vepronte në përputhje me burimet që kishte në dispozicion. A thua se shëndeti është diçka që ka të bëjë me llojet e burimeve. Në fakt, asnjë fushatë nuk u bë”.

“Ministri i Shëndetit, – shton Laura Masiero, presidente e “Apple”, – me përjashtim të një faqeje interneti qesharake, gjithnjë ka refuzuar të japë informacion pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve ndërkombëtare”.

celulariTë dhënat

Të dhënat e paraqitura në këtë çështje janë vërtet shqetësuese. Rreziku i rasteve të neuromave akustike në anën e kokës ku përdoren celularët është dyfishuar tek përdoruesit e celularëve në këta 10 vjet. Bëhet fjalë sidomos për ata që e përdorin telefonin celular mesatarisht 16-32 minuta në ditë, për një total 1000-2000 orësh në total. E pikërisht në numrin e minutave që përdoren telefonat çdo ditë bazohet edhe fushata e reklamave që bëjnë kompanitë celulare.

Lidhur me këtë pikë, avokatët kërkojnë “të pengohen operatorët celularë të bëjnë oferta me minuta të pafundme apo me minuta të pakufizuara ndaj të gjithëve”. Mes kërkesave të tjera janë edhe ato që t’i detyrojnë kompanitë celulare e operatorët të dërgojnë mesazhe mbi rregullat e përdorimit për shmangien e rreziqeve kancerogjene, për të penguar reklamat e celularëve dhe për të penguar reklamat me njerëz që nuk përdorin kufje ose telefonata me zë të lartë (viva voce) apo përdorimi i celularëve nga të miturit. Dhe jo vetëm. Kompanitë duhet të njoftojnë me një mesazh përdoruesit e tyre kur këta të fundit e tejkalojnë kohën e minutave dhe rrezikojnë të sëmuren nga kanceri.

“Duhet pasur parasysh, – thonë paditësit, –  se veç rrezikut të kancerit, është verifikuar se përdorimi i gjatë i telefonit celular është shkak edhe për tumore të tjera në kokë pikërisht në zonat më të prekshme nga rrezatimi: meningioma të trurit, kancerit në gjendrrat e pështymës etj.

Përgatiti: Gridi Shehu

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë