Tumori po i merr shikimin 5-vjeçares, nëna: Duhen 50 mijë euro, ne jemi të papunë

Olesia1

Është vetëm 5 vjeç, por jeta i ka rezervuar një mision të vështirë për të përballuar. Kjo është Olesia nga qyteti i Korçës, e cila vuan nga një tumor në kokë që i ka marrë 80% të shikimit. Ajo i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë në një spital në Greqi, por mjekët kanë arritur t’i heqin vetëm 40% të tumorit. Olesia ka kryer një operacion për të vendosur një valvul në tru dhe një të dytë për të hequr masën tumoriale. Tani është e nevojshme të kryhet urgjentisht një operacion i tretë për të hequr pjesën e mbetur.

Ndërhyrja është caktuar në 18 maj në Athinë dhe mjekët i kanë kërkuar 50 mijë euro. Në pamundësi për t’i siguruar lekët, prindërit u janë drejtuar mediave për të kërkuar ndihmën e qytetarëve, qoftë edhe me një ndihmë sado të vogël.

 

Burimi: Balkan Web

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës