Turbekulozi, pacientët shqiptarë çohen për trajtim në Kosovë

Denisa Canameti

Pacienti përfiton falas analizat e tuberkulozit, ilaçet, shtrimi në spital dhe kontrollet. Kështu duhet të jetë. Por siç dihet, realiteti në spitalet tona është krejt ndryshe.

Frymemarrja me barkNë spitalin e Sanatoriumit, prej të paktën tre vjetësh, nuk ofrohet as prova Mantoux (PPD) . Mantoux është një analizë e thjeshtë që shërben për të verifikuar nëse jeni prekur nga mikrobi i përgjegjshëm për turbekulozin. Këtë analizë njerëzit janë të detyruar ta bëjnë në spitalet private me një kosto jo të ulët. Kur mendohet që ky test, si në të gjithë botën duhet të bëhet falas. Megjithatë, përveç testit në spitalin e Sanatoriumit, aty ku duhet të trajtohen këta të sëmurë, nuk ka medikamente për të sëmurët me turbekuloz rezistent. Dhe këta të sëmurë nisen për trajtim në Kosovë.

Sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 1/3 e popullsisë së botës mendohet se është e infektuar me turbekuloz  ku një pjesë e tyre bëjnë sëmundje të tuberkulozit me patologji në mushkëri, në sistemin nervor qendror, prekje të kockave etj. Turbekulozi më i shpeshtë është ai i mushkërive. Turbekulozi është një problematikë edhe në vendin tonë edhe pse në faqen zyrtare të ISHP-së nuk ka të dhëna të raportuara lidhur me këtë sëmundje. Për të parë sesa është numri i njerëzve të prekur si dhe protokollet e trajtimit të tyre. Tuberkulozi shërohet me mjekim me ilaçe. Mjekimi realizohet me kombinimin e ilaçeve të ndryshme dhe zakonisht zgjat 6-12 muaj. Personi që sëmuret me tuberkuloz fillimisht mjekohet në spital në dhomë të veçantë. Mjekimi i tuberkulozit është shumë efikas nëse ilaçet e dhëna nga mjeku merren rregullisht gjatë gjithë kohës së mjekimit

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani