Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët

Personat që kanë kërkuar ndihmë pranë qendrës shëndetësore të parkut të Divjakës gjatë këtij sezoni turistik kanë qenë të shumtë.

Ndryshe nga herët e kaluara, fluksi për këtë vit ka qenë tre herë më i lartë ndërsa një nga shkaqet ka qenë pickimi i insekteve të ndryshme.

“Këtë vit kemi pasur një fluks të madh pushuesish, vendas dhe të huaj. Vizitat kanë arritur mbi 30 ditë në ditë.”-shprehet drejtori i qendrës shëndetësore, Ardian Vodo.

Sipas tij, krahas pickimeve, ka pasur dhe raste të alergjive të ndryshme si dhe mungesës së dehidratimit tek pacientët.

“Kemi raste të alergjive nga insekte të ndryshme. Kemi pasur raste të dehidratimit, sidomos pacientët që kanë sëmundje shoqëruese”-thotë mjeku.

Sipas mjekut, në javën e fundit të gushtit ka pasur një numër të theksuar dhe të të diagnostikuarve me covid.

Burumi:top-channel.tv

Postime të ngjashme

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?
Ministrja e Shëndetësisë: Në 2027 do të rimbursojmë trajtimin e personave me diabet tip 1
Në QSUT pas datës 20 nuk bëhen analizat për të shtruarit? Ja çfarë thotë ministrja Sala
Zakone të thjeshta që na përmirësojnë shëndetin
Çelësi për uljen e kolesterolit të lartë qëndron te këto ushqime
Këmbë të enjtura, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani
Makarona apo oriz: cili është më i lehtë për tretje?
Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru