Tushe: Zonja, kujdes me përdorimin e produkteve të kozmetikës, ja çfarë duhet të keni parasysh

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Nerta Tushe, biologe e specializuar në fushën e kozmetikës. Sipas saj, tani që është verë dhe përdoren produkte kozmetike për lëkurën, shumica e konsumatorëve nuk i lexojnë etiketat dhe bëjnë gjithashtu produkte të lira.”

Njerëzit bëjnë zgjedhje ekonomike produktesh, jo zgjedhje të mira në cilësi” tha ajo në fillim të bisedës.

Zonjat duhet të tregojnë kujdes për lëkurën e buzëve kur blejnë produkte kozmetike pasi mund të dëmtojnë lëkurën e tyre dhe të kenë probleme.”

Duhet treguar kujdes me buzëkuqe, apo me skin-care, por një rëndësi të veçantë merr sasia e përdorimit, pasi nëse përdoren në mënyrë të moderuar mund të mbahen në kontroll efektet” tha specialistja, duke shtuar se duhet patur kujdes të shihet % e konservantëve dhe përdorimi, pasi lëkura është shumë delikate dhe në kohë të gjatë përdorimi dëmtohet pakthim.

”80% e produkteve në treg kanë % të lartë konservantësh dhe për pasojë, mund të krijojnë efekte të padëshiruara” theksoi ajo në fund të bisedës, ndaj duhet treguar kujdes.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme