U harruan protestat?!

Denisa Canameti

Kjo javë ka qenë tepër e qetë për bluzat e bardha, në ndryshim nga 3 javët e kaluara ku fjalia “bluzat e bardha në protestë” ishte Protesta (2)kthyer në kryelajmin e ditës. Një shpërthim i pakënaqësisë së mjekëve që lexohej nëpër gazeta, televizione, portale online, si dhe në komentet e tyre në “Facebook”.

Rrjetet sociale jo rrallëherë janë kthyer në burim lajmi shumë të rëndësishëm për mediat të cilat kanë shfrytëzuar çdo artikulim të mjekëve apo infermierëve. Ka një javë që nuk dëgjohet të flitet më për këtë, më saktë që prej ditës kur doli vendimi për pezullimin e testimit të infermierëve.

Edhe pse mjekët dhe infermierët deklaruan që nuk do t’i ndalin protestat, në fakt ka ndodhur e kundërta. Ata kanë vazhduar qetësisht punën e tyre. A thua të kenë marrë nga Ministria ndonjë siguri për anulimin e plotë të çështjes së provimit apo kjo është vetëm një pushim i vogël sa për të marrë frymë?!

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak