Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur i humorit Koço Devole. Aktori i shumë roleve në tekekomedi të ndryshme ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve nga virusi Covid-19, ku prej disa ditësh ishte shtruar në spital i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Devole lindi në Kuçovë në vitin 1945 dhe veçse aktor i njohur ka qenë edhe regjisor, skenarist, karikaturist dhe prezantues spektaklesh.

