Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Petalet e freskëta të një tufe trëndafilash, i hidhni në një tenxhere me rreth 1 litër ujë të distiluar, lërini në zjarr për 20 min. Pastaj hidheni lëngun në një kavanoz të madh, lereni të kullojë për një natë. Dhe së fundi, filtrojeni atë në një shishe qelqi të errët (ruan tonikun nga ndryshimet e dritës) duke i shtuar 150 ml alkool ushqimor.
Toniku me trëndafil pastron dhe mbyll poret për lëkurat e yndyrshme. Është ideal dhe ka efekt antirrudhë. Aroma e tij është e freskët dhe qetësuese.
Si ta aplikoni:
• Shpëlajeni fytyrën me ujë trëndafili pasi të hiqni grimin.
• E pastron fytyrën, largon çdo gjurmë grimi dhe forcon ngjyrën e lëkurës.
• Përdoreni në mëngjes, sepse freskon fytyrën.
• Në mbrëmje përpara gjumit
Këshillë: Zëvendësoni tonikun me ujë trëndafili, kështu, indet do të jenë të hidratuara dhe sytë do të qetësohen.
Duke përzier ujë trëndafili me argjile, mund të krijoni një maskë ideale.
Burimi: glamur / shendeti.com.al


