Uji, në ç’sasi është i këshillueshëm gjatë ditës?

Uji është i domosdoshëm për organizmin. Këtë këshillë, specialistët e përsërisin ne mënyrë te vazhdueshme. Megjithatë, ka disa çështje të dikutueshme në këtë mes, veçanërisht kur behet fjale për sasinë ujit që duam të konsumojmë, llojin e ujit, etj.

Woman drinking1.Sa ujë duhet të pimë në ditë. Flitet shume se sasia ditore e ujit qe duhet te pimë është nga 1,5 deri ne 2 litra. Por kjo nuk është absolute, pasi ajo varet edhe nga lloji i ushqimeve qe konsumojmë. Nëse ne racionin tone ushqimor, frutat dhe zarzavatet kane një vend jo te vogël, atëherë kjo sasi nuk duhet te jete aq e madhe, por do te na mjaftonte një shishe e vogël për ta mbajtur gjithnjë me vete.

2. Kaloritë e ujit. Ka njerëz qe ngurojnë për te pire ujë, pasi mendoje se ai ka kalori. Kjo është tërësisht e pavërtetë. Asnjë lloj uji, as me gaz, as pa gaz nuk përmban kalori.

3. Mbajtja e ujit ne inde. Është një tjetër mendim ky qe frenon ne pirjen e ujit. Por ky fenomen nuk lidhet me sasinë e ujit qe pimë, por me ngarkesën e kripës qe marrim ne njërën apo tjetrën forme.

4. Uji i rubinetit. Ne rast se ka siguri qe bakteroilogjikisht uji qe arrin ne rubintat tona do te ishte i pastër, pirja e tij do te ishte e këshillueshme jo vetëm për te kursyer paratë, por edhe për te mbajtur pastër ambientin, pasi shishet plastike qe përdoren për ambalazhimin e tij janë nga problemet me te mprehta te ndotjes se mjedisit.

5. Dobësimi me ujë te ftohte. Mendimi lidhet me teorinë qe organizmi konsumon energji për ta sjelle ujin ne temperaturën e trupit, por kjo nuk është e vërtetë. Uji i ftohte nuk duhet te pihet asnjëherë pasi ai çon ne kapsllëk. Rekomandohet qe uji te ketë temperaturën e mjedisit.

6. Përshpejtimi i tretjes me ujë te gazuar. As kjo nuk është e vërtetë. Anhidriti karbonik qe e bën atë te gazuar nuk ka asnjë rol tretës ndaj ushqimeve.

7. Eliminimi i toksinave. Kjo është e vërtetë ne fakt. Ai përshpejton dhe lehtëson eliminimin e toksinave. Ne këtë rast, si melica, ashtu edhe veshkat punojnë ne kushte me te mira, duke favorizuar eliminimin e mbetjeve toksike. Por kjo duhet te shoqërohet edhe me një ushqim te shëndetshëm, pa shume kalori.

8. Pirja gjate ngrënies. Ka mendime te ndryshme, por pirja e ujit gjate ngrënies ka treguar se ndihmon ne tretjen e ushqimeve. Ai i zbut ato, dhe favorizon prodhimin e lëngjeve gastrike. Janë mese te mjaftueshme te pihen deri ne tre gota gjate një vakti.

9. Stimulon punën e zorrëve. Kjo është e vërtetë. Ndaj pirja e ujit te ngrohte me limon ne mëngjes, pa ngrënë ende mëngjesin, favorizon peristaltikën e zorrëve.

10. Pirja e shpeshte ne avion. Kjo është e rekomandueshme, pasi ne avion ajri i kondicionuar provokon dehidratim.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak