Ulcera peptike, nga çfarë shkaktohet dhe si mund ta dallojmë

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Çfarë janë ulcerat peptike?

Ulcerat peptike janë plagë që zhvillohen në brendësi të stomakut, ezofagut të poshtëm apo zorrëve. Ato formohen zakonisht si rezultat i një inflamacioni të shkaktuar nga bacteria H. pylori, si dhe nga gërryerja e acideve të stomakut. Ulcerat peptike janë një problem i shpeshtë shëndetësor.

Ekzistojnë 3 lloje të ulcerës peptike:

  • Ulcerat gastrike – ulcera që zhvillohen në brendësi të stomakut.
  • Ulcerat ezofageale – ulcera që zhvillohen në brendësi të ezofagut.
  • Ulcerat duodenale – ulcera që zhvillohen në seksionin e sipërm të zorrëve, të quajtur duodenum.

Çfarë i shkakton ulcerat peptike?

Dëmtimin e veshjes (mukozës) së stomakut, ezofagut dhe duodenit mund ta shkaktojnë faktorë të ndryshëm. Këtu përfshihen:

  • Helikobakter pylori (H. Pylori), një lloj bakteri që mund të shkaktojë një infeksion në stomak dhe inflamacion.
  • Përdorimi i shpeshtë i aspirinës, ibuprofenit dhe ilaçeve të tjera anti – inflamatore. Risku i lidhur me këtë sjellje është më i lartë tek femrat dhe personat mbi moshën 60 vjeç.
  • Duhanpirja
  • Konsumimi i tepërt i alkoolit
  • Radioterapia
  • Kanceri i stomakut

Simptomat e ulcerës peptike

Simptoma më e zakonshme e ulcerës peptike është një dhimbje abdominale djegëse që përhapet nga kërthiza deri në kraharor, që mund të variojë nga e lehtë, në dhimbje shumë të rëndë. Në disa raste, dhimbja mund t’ju zgjojë gjatë natës. Ulcerat e vogla peptike mund të mos shfaqin simptoma në fazat e hershme.

Shenja të tjera të zakonshme të ulcerës peptike përfshijnë:

  • Ndryshime në oreks
  • Të përziera
  • Të vjella
  • Dhimbje gjoksi
  • Probleme me tretjen
  • Jashtëqitje të errët ose të gjakosur
  • Humbje të pashpjegueshme peshe

Burimi: Healthline

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë