Ulet numri i të vaksinuarve/ Përgjysmohet shifra, në spitale çdo ditë shtrohen 30 pacientë

Situata e epidemisë Covid-19 në Shqipëri duket se ka hyrë në një pikë kritike.

Nga njëra anë ekspertët e shëndetësisë apelojnë për t’u vaksinuar e nga ana tjetër është rritur numri i qytetarëve të cilët ndikohen nga konspiracionit dhe ditët e fundit kanë nisur protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm. Kjo është reflektuar menjëherë në uljen e numrit të personave që vaksinohen në një ditë. Nga afro 14 mijë që u regjistruan në ditët e para të shtatorit kjo shifër ka zbritur në 7000 persona të vaksinuar në një ditë. Ndërkohë që në spitalin Covid shtrohen çdo ditë 30 pacientë në gjendje të rënduar. Por në shifrën zyrtare mesatarisht 5 humbje jete çdo 24 orë ka pasur edhe nga ata të vaksinuar me dy doza. Studime të ndryshme tregojnë se ka persona të cilët nuk krijojnë imunitet me dy doza vaksine apo imuniteti nga vaksina zgjat vetëm 6 muaj ndaj kërkohet dozë e tretë.

Por, OBSH bën thirrje të krijohet mundësia e të vaksinohen sa më shumë qytetarë me dy doza në mënyrë që të mos i jepet hapësirë virusit për të krijuar mutacione të cilat mund të jenë edhe më agresive se Delta.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet