Ulja e konsumit të kripës shpëton mijëra jetë

Miliona jetë mund të shpëtohen thjesht duke ulur konsumin e kripës. Këtë kujton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndërsa u bën thirrje shteteve kripatë ndërhyjnë për përdorimin e tepërt të kripës dhe për të ulur kështu numrin e njerëzve të sëmurë nga hipertensioni, sëmundjet kardiake apo iktusi (goditja në tru).

Në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës, që është më 29 shtator, OBSH u bën thirrje qeverive që të veprojnë për të ulur sëmundjet jo të transmetueshme që përfshijnë nëntë objektivat globalë, mes të cilave ulja e përdorimit të kripës me 30% brenda vitit 2025.

Nëse një objektiv i tillë do të arrihet “miliona jetë do të mund të shpëtohen nga sëmundjet kardiake, iktusi dhe nga sëmundje të tjera që lidhen me to”, u shpreh Oleg Çestnov, zv.drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së për sëmundjet jo të transmetueshme./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak