Ulpiana Lama: Ju rrëfej jetën time të dytë

ULPIANA LAMA 01 (2)Drejtuesja e “Pasdite në Top Channel” flet lidhur me perceptimin e saj për shëndetin, për vështirësitë që ka kaluar në jetë dhe për dëshirat për të realizuar diçka më të mirë, në këtë “jetë të dytë” të sajën

Arlinda Gjypi

“Ajo është e bukur. Është e thjeshtë. Ka stil”. Janë këto vetëm disa prej lavdeve që dëgjon kur përmend drejtuesen e emisionit “Pasdite në Top Channel”, Ulpiana Lama. E ndërsa përballesh me figurën e saj, është vështirë mos të të vijnë ndërmend fjalët që ke dëgjuar. Ulpiana është vërtet e thjeshtë. Një nga ata persona që e vlerëson jetën për atë që i është dhënë, që përkujdeset për veten duke iu lutur Zotit ta ruajë. Madje, është nga ata persona që merr “bukë me vete”. Po, po! Është e vërtetë. Sado “moniste” t’ju duket një gjë e tillë. Sepse Ulpiana vlerëson ushqimin e shtëpisë, vlerëson ekonominë familjare, vlerëson tokën dhe po mendon të ndërmarrë hapat për riaktivizimin e saj. Në një intervistë për “Shëndet+” ajo tregohet e hapur për idetë e veta dhe për realitetin ku jetojmë:

Ulpiana, çfarë nënkupton për ty fjala “shëndet”?

Në të 20-tat nuk lutesha për shëndetin. E merrja për të mirëqenë, si diçka e natyrshme, që më takonte. Doja të dukesha bukur. Në fillim të 30-tave kalova një sëmundje të rëndë, papritur. Ndodheshim në Pragë. Një mbrëmje, teksa isha mirë e bukur, ndjeva që diçka nuk shkonte me organizmin tim. Me Ardianin, tim shoq, bëmë një shëtitje buzë Voltavës duke uruar që të ishte një gjendje kalimtare. Për fat, kisha bërë atyre ditëve sigurimin shëndetësor. Po atë mbrëmje, një gjakderdhje në tru më çoi drejt e në spital…

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 1 marsit të gazetës “Shëndet+”)

 

Postime të ngjashme

Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Allmuça: Nëse duam që dhuna të mos përsëritet, duhet të punojmë me dhunuesit duke i rehabilituar
BB kërkon kthesë në financimin e shëndetësisë, spitalet të paguhen sipas rezultateve
Plagosja në Poliklinikën në Shkodër, reagon KMD: Dhuna në ambiente publike po cenon sigurinë e qytetarëve dhe besimin tek institucionet
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit