“Universiteti baraz me -1 veshkë”, zbulohen simbolikat e protestës së studentëve

Zbulohen simbolikat e protestës së sotme të studentëve. Pankarta mbi të cilat shkruhet “Universiteti i barabartë me një veshkë më pak”, apo “U munduan të na varrosnin por harruan se ishim fara”, janë gjetja e protestës së sotme.

Protesta në universitetet publike ka nisur. Studentët janë mbledhur në fakultetet e tyre, për të nisur nga atje marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Edhe pas tërheqjes së qeverisë dhe shfuqizimit të VKM-së për tarifën e provimeve, studentët tregojnë vendosmëri dëri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.

“Anulimi i VKM për tarifa shtesë, Përgjysmimi i tarifës së studimit, Përmirësimi i kushteve të konvikteve, Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet në bord.”, janë kërkesat e studentëve.

Burimi: Hashtag.al

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë