Universiteti i Mjekësisë fiton akreditim 5-vjeçar

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ka lajmëruar përmes një statusi në facebook, akreditimin e këtij universiteti.

“Universiteti Mjekësisë fiton akreditim 5 vjeçar. Falenderime pa fund për të gjithë, sidomos për studentët dhe pedagogët që përbëjnë shpirtin dhe motorin e institucionit.

Nder, përgjegjësi dhe ndërgjegjësim që kemi ende shumë për të bërë! Urime të gjithëve”, shkruan Gjata në facebook.

Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuar, ndërkombëtarisht të njohura, nëse institucionet e arsimit te larte përkatësisht programet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë.

Procedurat e akreditimit vendosin mbi statusin dhe njohjen e institucioneve dhe programeve të studimit për një kohë të caktuar. Akreditimi në fushën e arsimit të lartë i ofron shoqërisë dhe te gjitha grupeve të përfshira të interesit siguri se cilësia e mësimdhënies dhe studimit i përmbushë standardet minimale ndërkombëtare. Njëkohësisht, akreditimi e rrit nivelin e transparencës në tregun gjithnjë e më të paqartë të ofertave kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit