Universiteti i Mjekësisë kërkon rikthimin e konkursit

Ndërsa dega e mjekësisë mbetet më e preferuara nga maturantët, universiteti i mjekësisë kërkon rikthimin e konkursit për t’u bërë pjesë e tij.  Sipas drejtuesve të universitetit, nuk mundet që të barazvlerësohet një 10-të e marrë në shkollat e kryeqytetit me një 10 të marrë në shkollat e tjera të vendit.

“Kemi mbledhur të dhënat e vitit të fundit dhe në fund të vitit të parë kemi tre kategori studentësh. 30 % e studentëve që bien 1-2 nota nga ato të gjimnazit, 40 % të tjerë që bien 3 nota nga mesatarja e gjimnazit, kemi edhe 30 % që bien më shumë se 4 nota nga mesatarja e gjimnazit, gjë që tregon që edhe ato dhjeta që janë marrë nëpër gjimnaze nuk janë të gjitha njësoj. Mund të ketë njëfarë fiktiviteti në dhënien e notave në gjimnaz”, thotë Prof. Dr. Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë.

Rektori Gjata thotë se për të shmangur hapësirat korruptive, konkursi duhet të jetë i informatizuar dhe kandidati të njihet direkt me pikët e marra.

“Të krijojmë mundësitë reale që të bëjmë një konkurs pranimi, por i cili duhet të jetë i tipit informativ. Pra me një fond pyetjesh që duhet tu jepen studentëve. Ne këtë e aplikojmë për konkurset e specializimeve . Është diskutuar qoftë me Ministrinë e Arsimit, qoftë me atë të Shëndetësisë në kuadër të paktit për universitetin dhe është mirëpritur si ide, por kërkon investime dhe ambiente.”

Plotësimi i kuotave të pranimit që në raundin e parë të regjistrimeve, sipas Gjatës lidhen me rritjen e kërkesës së tregut të brendshëm për mjekë, pas largimit të tyre jashtë vendit, por edhe si një mundësi për punësim direkt në vende të tjera.

Burimi: TV Klan

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik