Urdhëri i Farmacistëve zbardh kreditet pas riçertifikimit

farmaci 1

Edlira Sulejmani

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka publikuar kreditet e fituara nga çdo farmacist gjatë programit të riçertifikimit, ndërkohë që rreth 4 muaj nga përfundimi i tij kërkojnë verifikimin e të dhënave. Duke iu referuar informacionit të marrë nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, UFSH kërkon të kontrollohet emri dhe përputhshmëria e krediteve të pasqyruara nga QKEV me ato që çdo farmacist disponon.
Nëse konstatojnë parregullsi, ata duhet të paraqiten pranë Urdhrit të Farmacistit për të konfirmuar numrin e saktë të krediteve, ose të kontaktojnë në adresën: edukimnevazhdim@ufsh.org.al. 1921 farmacistë së bashku me kreditet përkatëse janë publikuar. Ajo që bie në sy është fakti se rreth 140 prej tyre nuk disponojnë ende asnjë kredit, çka përbën edhe grupin më të rrezikuar për t’iu pezulluar licenca. Deri në fund të këtij viti çdo farmacist duhet të ketë siguruar 100 kredite, ndërsa në të kundërt do të përballet me sanksionet përkatëse. Sipas vendimit të ministrit të Shëndetësisë, për profesionistët e shëndetësisë të sektorit privat, që në përfundim të ciklit të parë kanë 0 kredite, urdhri profesional përkatës iu pezullon licencën.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak