Urdhërohet heqja nga tregu shqiptar i këtyre çokollatave

Blertina Koka, gazeta “Shëndet+”

snickers-mars

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit urdhëroi heqjen nga tregu të disa çokollatave që dyshohet se kanë pasur mbetje plastike brenda tyre. Njoftimi u bë një ditë pasi prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars Inc” njoftoi tërheqjen e çokollatave Mars dhe Snickers, por edhe disa produkteve të tjera në Gjermani. (lexo këtu).

Sipas urdhrit të AKU, duhet të hiqen nga tregu shqiptar çokollatat Snickers, Milky Way, Mars që i kanë datat e skadencës nga 19 qershori i 2016 deri më 8 janar të 2017. Ky urdhër i është dërguar të gjitha drejtorive rajonale për të zbatuar vendimin në mbarë vendin./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë