Urdhri i Farmacistëve: Farmacistët të përjashtuar nga masat që janë marrë për mbrojtjen dhe motivimin e personelit shëndetësor

Urdhri i Farmacistëve i është drejtuar Ministres Manastirliu me një letër të hapur, në të cilën shprehin shqetësimet e tyre rreth situatave me të cilat po përballen farmacistët në kushtet e pandemisë si dhe përjashtimin që i është bërë atyre nga të gjitha masat që janë marrë për mbrojtjen dhe motivimin e personelit shëndetësor.
Letra e plotë:
Drejtuar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Ogerta Manastirliu
E nderuar Znj. Ministre,
Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, dëshirojmë të përcjellim tek ju disa shqetësime me të cilat po përballet shërbimi farmaceutik, për të cilat nevojitet reagim i menjëhershëm nga ana juaj.
Shqetësimet kanë të bëjnë me situatën me të cilat po përballen farmacistët në kushtet e pandemisë si dhe përjashtimin që i është bërë atyre nga të gjitha masat që janë marrë për mbrojtjen dhe motivimin e personelit shëndetësor.
Farmacia është fronti i parë ku qytetari drejtohet për kujdes shëndetësor, masa mbrojtëse si dhe informacion, farmacistët janë njësoj të ekspozuar ndaj rrezikut nga COVID -19 por edhe njësoj të përkushtuar për parandalimin dhe luftën kundër tij, ndaj instancat shtetërore, të ofrojnë të njëjtën mbështetje dhe trajtim për farmacistët ashtu sikurse, me të drejtë, po mbështeten mjekët dhe infermierët.
Konkretisht, kërkohet,
• Pajisja e menjëhershme me mjete mbrojtëse (maska, doreza, dezinfektantë) të cilat janë mungesë në shpërndarësit farmaceutikë.
• Vënia në dispozicion e transportit të dedikuar edhe për farmacistët të cilët banojnë në distance të largëta nga farmacitë ku shërbejnë, në mënyrë që të garantohet vijueshmëria e shërbimit.
• Përcaktimi i mënyrës se si do të veprohet me rastet kur farmacistët e kanë të domosdoshëm përdorimin e mjeteve të tyre të transportit për të shkuar në farmaci (brenda qytetit si dhe nga një qytet në tjetrin).
• Të miratohen mekanizma për stimulim ose lehtësira financiare edhe për farmacistët sikurse është vepruar me mjekët dhe infermierët.
Gjithashtu, si institucioni që ka në përbërje dhe përfaqëson të gjithë farmacistët që ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë, e shikojmë të nevojshme dhe të domosdoshme, përfshirjen e Urdhrit të Farmacistëve në Task Forcën për Koronavirusin.
Në emër të të gjithë kolegëve tanë, shprehim gatishmërinë dhe predispozicionin për të shërbyer me profesionalizëm dhe humanizëm në funksion të përballimit me sukses të pandemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.
Duke ju siguruar se jemi të gatshëm për cfarëdo lloj bashkëpunimi dhe kontributi, në përballimin e kësaj situate.
Duke Ju falenderuar,
Diana TOMA

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje