Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë: Farmacistët janë në krye të detyrës

Deklaratë nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë:

Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar në media, konkretisht “XXX”, se “farmacistët po refuzojnë pacientët”, bëjmë me dije të gjithë opinionin publik se farmacistët janë në krye të detyrës, në shërbim të shëndetit të qytetarve dhe në përmbushje të të gjitha masave për minimizimin e përhapjes së COVID-19. Është detyrim për farmacistin të ruajë distancën farmacist-farmacist, farmacist-pacient, pacient-pacient si dhe të eleminojë grumbullimet në ambientet e brendshme të farmacisë.
Të nderuar qytetarë, e ndiejmë për detyrë t’u sqarojmë cdo lloj keqinformimi, pasi mirëqenia e shëndetit tuaj është misioni ynë.
Të nderuar kolegë, duke ditur që lajme të tilla nuk zbehin aspak përmbushjen me sukses të misionit tuaj në situata të tilla, jam e bindur që qytetarët ndiejnë mirënjohje dhe respekt pafund për të gjithë ju që sot jeni në krye të detyrës dhe po iu shërbejnë qytetarëve me humanizëm dhe përkushtim.
Nuk është momenti të dezinformojmë, por është momenti të mbështesim dhe t’u japim kurajo të gjithë atyre profesionistëve të cilët po përballen me këtë pandemi globale.

Diana TOMA

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?