Urdhri i Infermierit: Datat e regjistrimit për provimin e praktikës

Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë ka publikuar datat dhe dokumentacionet që duhen për pjesëmarrjen në provimin e praktikës për prill-maj 2017.

Të gjithë infermierët, mamitë, fizioterapeftët, teknikët e imazherisë, teknikët e laboratorit, logopedistët që kanë përfunduar praktikën, duhet të bëjnë regjistrimet në datat 15-16-17 mars për të marrë pjesë në  VAP Prill 2017 (Vlerësimi i aftësimit profesional).

Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet e mëposhtme :

  1.  Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. ( shkarkoje këtu)
    2.    Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave.
    3.    Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
    4.    Librezën e Praktikës.

Ndërsa provimi do të realizohet në datat nga 8-15 prill 2017.

UISH njofton se ata që e japin VAP në këtë sezon, nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi të gjithë fituesit e VAP regjistrohen automatikisht për Provim Shteti.
Gjithashtu në datë 20-21-22 Mars 2017 bëhen edhe konfirmimet e pjesëmarrjes për të gjithë ata që janë përsëritës të Provimit të Shtetit, duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm :
1.    Një kërkesë ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në Provim Shteti. Në rast se konstatohet që keni deklaruar gabim, penalizoheni duke u skualifikuar nga e drejta për të dhënë provimin këtë sezon. ( shkarkoje këtu)
2.    Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave.
3.    Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
Edhe kandidatët e regjistruar në qarqe të tjera mund të vijnë të bëjnë konfirmimin në zyrat qendrore në Tiranë nëse e kanë të pamundur të shkojnë aty ku kanë bërë regjistrimin fillestar.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni