Urdhri i Infermierit: Datat e regjistrimit për provimin

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton për datat e regjistrimit në provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP):

10-25 shtator 2015, do të bëhet dorëzimi i Librezave të Praktikës për të bërë të mundur pjesëmarrjen në VAP për infermierët, mamitë, fizioterapeftët, teknikët e imazherisë, teknikët e laboratorit, logopedistët.

infermiereJu bëjmë me dije se të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar praktikën profesionale duhet të dorëzojnë:

  1. Kërkesën për pjesëmarrje në VAP
  2. Librezën e Praktikës
  3. ID
  4. Fotokopje të diplomës.

Këto dokumente do të dorëzohen pranë zyrave ku është bërë regjistrimi për të ndjekur këtë praktikë. Për datat e realizimit të VAP do të qëndroni në kontakt me faqen e UISH online. Ato do të jenë në periudhën 5-20 tetor.

Të gjithë ata kandidatë që janë për herë të parë në VAP, emri për në Provim Shteti u kalon automatikisht nëse kalojnë provimin VAP.

Për të gjithë ata që janë përsëritës në Provimin e Shtetit nga data 25 shtator 2015 – 5 tetor 2015, do të bëhet dhe konfirmimi i pjesëmarrjes në Provimin e Shtetit Nëntor 2015, duke dorëzuar :

  1. Kërkesën me shkrim për pjesëmarrje në këtë provim,
  2. Fotokopje të kartës së identitetit si dhe fotokopja e kartës së praktikantit,
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Suksese!

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak