Urdhri i infermierit njofton datat e provimit të praktikës

Urdhri i Infermierit ka njoftuar datat për realizimin e vlerësimit të aftësimit praktik për infermierët, mamitë, fizioterapeftët, teknikët e imazherisë, teknikët e laboratorit, logopedistët. Në njoftimin e dhënë thuhet:

infermiere“Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se datat për realizimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) janë si më poshtë :

“13 – 18 prill 2015, do të zhvillohet VAP për infermierët, mamitë, fizioterapeftët, teknikët e imazherisë, teknikët e laboratorit, logopedistët.

“Ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar praktikën profesionale duhet të dorëzojnë kërkesën për pjesëmarrje në VAP, si dhe Librezën e Praktikës nga data 20 mars 2015 – 1 prill 2015. Këto dokumente do të dorëzohen pranë zyrave ku është bërë regjistrimi për të ndjekur këtë praktikë. Kujtojmë se listat emërore të ndara sipas ditëve do të dalin në faqen e UISH-së pasi të ketë përfunduar dorëzimi i plotë i librezave.

“Në të njëjtat data, 20 mars 2015 – 1 prill 2015, do të bëhet dhe konfirmimi i pjesëmarrjes në Provimin e Shtetit, për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Provimin e Shtetit maj 2015, duke dorëzuar kërkesën me shkrim për pjesëmarrje në këtë provim, fotokopje të kartës së identitetit si dhe fotokopja e kartës së praktikantit.”

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik