Urdhri i Mjekut: Do ta çojmë testimin deri në Gjykatë Kushtetuese

Nëse Ministria e Shëndetësisë nuk do të tërhiqet nga testimi i mjekëve, çështja do të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese. Kështu shprehet presidenti i Urdhrit të Mjekut Din Abazaj.

Din Abazi“Jemi të vendosur dhe do të ndjekim çdo hallkë ligjore për të ndaluar testimin ndaj mjekëve. Aktualisht po presim që Ministria e Shëndetësisë të reflektojë dhe të tërhiqet nga nisma antiligjore e testimit të mjekëve.

“Po vëmë re se vëmendja është përqendruar te inferierët ndaj besojmë se mund të ketë një tërheqje, por nëse kjo nuk ndodh, do ta çojmë çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese, pasi ritheksojmë për të disatën herë që testimi është i jashtëligjshëm”.

Edhe kreu i Urdhrit të Infermierit e ka kundërshtuar fort testimin e infermierëve, teksa kërkoi nga Ministria tërheqjen e testeve të përgatitura deri tani, duke i cilësuar ato të papërshtatshme për infermierët.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi