Urdhri i Mjekut: Kontrolli falas, realizimi i vështirë, kërkohen strategji

Ndërsa nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë po promovohet kontrolli falas për moshat 40-65, Urdhri i mjekut thotë se një gjë e tillë vështirë të realizohet me sukses.

Din AbaziPresidenti i Urdhrit të Mjekut prof.Dine Abazi në një konferencë për mediat deklaroi se nisma e përqafuar nga Shqipëria në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal duhet përshëndetur, por para sistemit shëndetësor dalin disa sfida me qëllim ofrimin e kujdesit shëndetësor deri në zonat më të thella malore.

Presidenti Abazi tha se programi i depistimit apo siç njihet ndryshe, kontrolli falas, është një nga hallkat e mbulimit universal i cili do të kërkojë hartimin e strategjive për parandalimin e sëmundshmërisë dhe mbrojtjen ekonomike të qytetarit.

Kjo do të thotë se strategjia duhet të shoqërohet me mekanizma financiarë me qëllim mbulimin e kostos së shpenzimit për shërbimin shëndetësor.

Në situatën ku ndodhet sot sistemi publik shëndetësor, kur mangësitë e shërbimit parësor e spitalor janë ende të dukshme, pajisjet mjekësore apo materialet në laboratore, duhet që para se programi i madh i mbulimit shëndetësor universal të nisë zbatimin, të përgatitet sistemi, sidomos ai parësor, që ka rol të rëndësishëm jo thjesht në depistimin e popullatës, por ndërhyrje dhe me programe të parandalimit të sëmundshmërive.

Mbulimi universal shëndetësor synon përmirësimin e standardeve të kujdesit shëndetësor mbrojtjen e shëndetit të popullatës, forcimin e barazisë së qytetarëve për kujdes shëndetësor dhe mbrojtjen ekonomike të tyre.

Në lidhje me reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë, kujtojmë se Urdhri i Mjekut ka qenë dhe mbetet aktor dhe mbështetës i nismës për mbulimin shëndetësor universal, ndërsa për sa i takon thirrjes së ministrit të Shëndetësisë për verifikimin e ligjshmërisë së mandatit të kreut të Urdhrit të Mjekut, në respekt të të gjithë mjekëve, duhet të jetë e qartë për të gjithë se është Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekut ai që ka për detyrë ta kryejë këtë detyrim sipas ligjit.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë