Urdhri i Mjekut: Specializantët s’duhet të punojnë në urgjenca

Din AbaziShërbimi i urgjencës nuk mund të mbulohet me mjekë specializantë, të cilët nuk janë në gjendje të japin ndihmën e duhur, dhe në kohë për pacientin. Alarmi vjen nga Urdhri i Mjekut, përfaqësuesit e të cilës e konsiderojnë si të patolerueshme situatën e vendosjes së mjekëve specializantë për të dhënë kujdes në shërbimin e urgjencës. Ky fenomen prek pjesën dërrmuese të urgjencave mjekësore në vend. Kreu i këtij urdhri, Din Abazaj, thotë se kjo gjë është e patolerueshme, pasi një mjek specializant nuk mund të japë ndihmën e parë të urgjencës për rastet që paraqiten aty.

Duke iu referuar edhe rasteve të shfaqura së fundmi, presidenti i Urdhrit të Mjekëve Din Abazaj, ka kërkuar nga strukturat qeveritare, si dhe autoritetet e tjera drejtuese të shëndetësisë që të ndërhyjnë në reformimin e shërbimit të urgjencës, i cili shfaqet në nivele problematike në të gjithë vendin. ”Në urgjencë nuk mund të lihet mjeku për stazh specializant, por vihet mjeku primar dhe fajin për problemet që shfaqen aty, nuk e ka mjeku që është në shërbim, por institucioni që organizon shërbimin”, shprehet Din Abazaj. / Pranvera Kola

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim