Urgjenca e Laçit në qendër bamirësie/ Mjekët kërkojnë zgjidhje pasi ka fluks

Nga janari deri më tani në urgjencën e improvizuar në Laç janë paraqitur 5100 raste.

Të gjitha pajisjet dhe personeli mjekësor tashme janë vendosur në një qendër bamirësie për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Laçit.

Shefi i Urgjencës, Agron Lala tregon se deri më tani kanë përballuar një fluks mjaft të lartë rastesh urgjente duke qenë se dhe virozat gjatë kësaj kohe kanë qenë më agresive, ndërsa sa i takon shërbimit spitalor, pacientët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhë.

Nevoja për një spital është e madhe në Laç, ndaj kërkohet sa më parë prishja e godinës ekzistuese dhe nisja e punimeve për spitalin e ri. Banorët e Laçit do të vijojnë të marrin shërbim në këtë urgjencë, e cila është vendosur në qendrën e bamirësisë.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?