Urgjenca e QSUT-së, krevate në korridore

Denisa Canameti

Urgjenca e QSUT-së u gjend sot në një kaos. Fillimi i vitit është shoqëruar me një shtim të fluksit të pacientëve të cilët për shkaqe të ndryshme, si: kriza QSUT Urgjenca 5 janar 2015 (2)hipertensive, të fiktët, kriza për shkaqe reumatizmale etj. janë paraqitur në spital që në orët e para të mëngjesit.

Numri i tyre është mbi kapacitetet e urgjencës dhe kjo duket qartazi nga fotot, që tregojnë krevate kudo nëpër korridore, ku dhjetëra njerëz janë në pritje të një shërbimi urgjent (që vetëm urgjent nuk është).

Brenda dëgjon ulërima të pafundme nga pacientët të cilët presin mes dhimbjeve dhe problemeve. “Këta duan t’i marrësh zvarrë, vetëm atëherë dëgjojnë”, thotë një 20-vjeçar që ka mbi dy orë që pret.

QSUT Urgjenca 5 janar 2015 (1)Por nga ana tjetër, janë edhe mjekët ata që ankohen për sjelljen e familjarëve të pacientëve. Pavarësisht rregullit se çdo i sëmurë duhet të shoqërohet vetëm nga një i afërm, në fakt çdo pacient ka shumë të afërm rrotull tij, duke e vështirësuar kështu punën e tyre.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën