Urgjenca e QSUT-së mbahet me një termometër…

urgjenca e neurokirurgjise

Urgjenca e neurokirurgjise

Mjeku kardiolog Petrit Vargu u shpreh sot në një emision televiziv për të gjitha mangësitë që ka QSUT-ja dhe veçanërisht urgjenca. Sipas Vargut, ministri Beqaj ka një koncept të gabuar për urgjencënm pasi të përmirësosh shërbimin nuk do të thotë të shtosh numrin e ambulancave, numrin e makinave të transportit.

“Nuk mbaj mend që një pacient të më thotë që më shpëtoi jeta falë transpotit. Vëmendja duhet përqendruar, – theksoi mjeku, – tek ajo çfarë ofrohet kur pacienti hyn në urgjencë. Të përmirësojë cilësinë e shërbimit kur sot në urgjencën e QSUT-së ekziston vetëm një termometër. Pa folur më pas për mangësitë e tjera”.

Vargu përmendi edhe kushtet në urgjencën e neurokirurgjisë duke theksuar kushtet skandaloze dhe mangësitë e mëdha që e shoqërojnë këtë shërbim. Mjeku gjithashtu akuzoi ministrin që po e çon ministrinë drejt humnerës, pasi po keqmenaxhon fondin, duke shpenzuar për gjëra të panevojshme dhe duke lënë pas dore gjëra të tjera më të rëndësishme që do të ishin thelbësore për jetën e njeriut.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi