Urgjenca e QSUT-së, pa kushte për të pritur të sëmurët kardiak

Urgjenca QSUT, 05 janar 2015 (3) Denisa Canameti

Prej dy ditësh në urgjencën e QSUT-së mungojnë medikamente të rëndësishme. Kështu, mungesa e ampulave , atripharm dhe corderon ka bërë që mjekët të kenë vështirësi në trajtimin e pacientëve kardiakë. Burime brenda këtij shërbimi bëjnë me dije se mungesat nuk janë diçka e pazakontë. “Përballemi çdo ditë me pacientët sepse na prishen aparaturat, mungojë medikamentet si dhe shumë probleme të tjera”.

“Nëse shikon përreth do kuptosh që problemi fillon që tek mungesa e vendeve. Urgjencat kështu funksionojnë në çdo vend të botës. Megjithatë them se kjo e  jona mban rekord për rrëmujën në të cilën gjendet çdo ditë, gati gati në kufinjtë e kaosit”, shprehet për “Shëndet+” një prej mjekëve të atij shërbimi.

Mungesat në medikamente, na e bëjnë më të vështirë punën duke na vënë në pozita të vështira para pacientëve, shton mjeku.

Gazeta “Shëndet+” ka patur disa herë në fokus të saj kushtet aspak të mira në të cilat funksionon urgjenca e QSUT-së. Ajo çfarë bën më tepër përshtypje është fakti se në këtë shërbim Ministria e Shëndetësisë ka bërë disa herë investime.

Postime të ngjashme

Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”
Në Shqipëri ka ardhur BA5, varianti i ri i Covid shkaktar për infektimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin masa për reduktimin e sasisë së nikotinës në cigare
Ja disa nga përdorimet e vajit të kungullit për qëllime mjekësore
 Dr.Klodiana Zaharia: Nuhatja, rëndesia e kësaj shqise mbijetese
Vitamina K: Thelbësore për shëndetin e kockave, ja ushqimet që e përmbajnë dhe efektet anësore të saj
Studim: Mos e teproni me konsumimin e vezëve, ja sa vezë në javë duhet të konsumoni
Sallata jeshile dhe përfitimet e pafundme shëndetësore që përftoni nëse e konsumoni çdo ditë