Urgjenca kardiake, 220 jetë të shpëtuara që nga nëntori 2015

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 220 jetë njerëzish janë shpëtuar nga 1 nëntori i vitit 2015 e deri më tani, falë funksionimit për herë të parë 24 orë në 7 ditë të urgjencës kardiologjie. Të gjithë pacientët të cilët janë paraqitur me probleme të infarktit të miokardit i janë nënshtruar kryerjes së koronarografisë, dhe më pas ndërhyrjeve specifike të specializuara.Urgjenca kardiake

Të dhënat janë bërë publike nga mjekët e Shërbimit të Hemodinamikës gjatë një inspektimi që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kryer në këtë shërbim gjatë orëve të natës.

Prof. Dr. Artan Goda thekson se 217 pacientët e paraqitur në urgjencë, rezultojnë të jenë jetë të shpëtuara falë ndërhyrjes dhe ekzaminimeve që iu janë kryer pacientëve. “Këto në fakt janë jetë të shpëtuara sepse flasim gjithmonë për fazën akute të ardhjes së urgjencës për personat me infarkt të miokardit. Brenda orëve të para të zhvillimit të kësaj sëmundjeje që të gjithë e njohim se sa e rrezikshme është dhe sa jetë merr,” ka theksuar shefi i Shërbimit të Hemodinamikës, z. Goda.

Nga ana tjetër, mjekët hemodinamistë tregojnë se çdo natë përballen me 2 apo 3 raste të urgjencave, dhe në ditë me shumë fluks deri në 5 apo 6 pacientë. “Rezulton se kemi 2-3 urgjenca në natë, por ka ndodhur edhe kur kemi një fluks prej 5-6 pacientësh. Të gjitha rastet vijnë pas vlerësimit dhe përcaktimit që i është bërë nga mjekët e reanimacionit duke plotësuar edhe ekzaminimet e tjera shtesë si ECHO, EKG apo analiza të përgjithshme,” është shprehur Dr. Ndriçim Kallashi, mjek intervencionist kardiolog. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore