Urgjenca kardiake në krizë, “kryqëzon” mjekët

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Sezoni i pushimeve nuk ka mbaruar ende. Të paktën jo për mjekët, të cilët kanë lënë shërbimet spitalore në qetësi. Këtë mungesë e ndjen veçanërisht urgjenca kardiake në QSUT, e cila përballon një fluks shumë të madh pacientësh.urgjenca

Sipas ankesave të mbërritura në redaksinë e “Shëndet+”, ditën e djeshme në këtë urgjencë ka qenë në detyrë vetëm një mjek dhe një specializant. Emri i kësaj urgjence lakohet shpesh për fluksin e madh të pacientëve, situatë shpeshherë e papërballueshme edhe në kohën kur të gjithë mjekët janë në shërbim. Ata shprehen se ndihen “të kryqëzuar” në një shërbim i cili pret 24\24 pacientë në gjendje të rëndë.

Në kushte të tilla, menaxhimi i saj vetëm nga një mjek është i pamundur. “Urgjenca mjekësore” është një dëmtim ose sëmundje akute që përbën një rrezik të menjëhershëm të jetës së personit apo të shëndetit të mëtejshëm të tij. Veprimtaria e urgjencës mjekësore kërkon shërbim urgjent për të gjithë qytetarët.

Gazeta Shëndet plus, ishte sot në këtë urgjencë për të bërë një monitorim të situatës e cila mbetet e njëjtë, si në çdo ditë të vitit: pacientë në çdo cep të urgjencës. Gjithashtu tentuam të kontaktojmë me shefin e shërbimit, i cili gjithashtu ishte me leje. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim