Urina me aromë të keqe, shkaqet dhe trajtimi

Përgatiti për shendeti.com.al: E.B

Urina zakonisht ka aromë të lehtë, por në momentin që vjen erë të rëndë mund të jetë për shkak të dehidrimit ose infeksionit në traktin urinar. Disa ushqime të tilla si:

Asparagus (shpargu) ose ushqime të pasura me proteina mund të shkaktojnë erë të fortë në urinë si amoniak ose squfur. Ndonjëherë, rritja e konsumit të lëngjeve është e mjaftueshme për të eliminuar aromën e rëndë të urinës. Në raste të tjera duhet të vizitoni mjekun. Ja disa nga arsyet e aromës të rëndë :

Jeni të dehidratuar
Kur trupi është i dehidratuar urina është në ngjyrë të fortë dhe mban erë të rëndë.

Ushqime të caktuara mund t’i japin një aromë karakteristike urinës suaj. Nëse keni ngrënë qepë, lakër Brukseli, hudhra, salmon ose keni pirë alkool mos u shqetësoni për aromën e urinës.

Infeksion i traktit urinar
Bakteret që shkaktojnë infeksionet urinare janë përgjegjëse gjithashtu për erën e rëndë të urinës.

Diabeti i tipit 2 apo niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë gjithashtu përqendrim të amoniakut në urinë duke i dhënë erën karakteristike.

Sëmundja gjenetike trimethylaminuria është një gjendje e rrallë e cila prek mësë shumti femrat dhe është përgjegjëse jo vetëm për aromën e rëndë të urinës, por edhe gojës, trupit, sqetullave etj.

Gjatë ovulacionit apo shtatzënisë urina e femrës mund të mbajë gjithashtu erë më të rëndë për shkak të disbalancave hormonale./healthyandnaturalworld

 

 

Postime të ngjashme

Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën