Ushqimet “armike” të zemrës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka 

E dini që disa ushqime mund t’ju mbrojnë nga problemet e zemrës. Ato ulin nivelet e kolesterolit dhe tensionit të lartë në gjak, parandalojnë formimin e pllakës bakteriale dhe ulin inflamacionin.

Por, ashtu si ju mbrojnë ka edhe ushqime që e dëmtojnë zemrën. Më poshtë janë të listuar disa suhqime “armike” të zemrës.

Mishi i përpunuar

hot-dog

Hot dog-ët, proshutat, sallamet prodhohen me shumë sodium dhe konservues, si nitrate apo nitrite, të cilat shkaktojnë probleme me zemrën.

Mishrat e përpunuara janë gjithashtu të pasura në yndyra të ngopura dhe përmbajnë shumë më pak proteina se çdo mish tjetër që mund ta përgatisni vetë. Nuk jeni bindur akoma? Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se mishi i përpunuar rrit rrezikun për zhvillim të diabetit dhe kancerit të pankreasit.

Pica

pica

Vetëm kjo picë me djathë mund të përmbajë 2/3 e sasisë së rekomanduar në ditë për yndyrat e pangopura. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të mos merrni më shumë se 7% të kalorive ditore nga yndyrat e pangopura. Nëse ju pëlqejnë shumë picat, atëherë mundohuni të zgjidhni ato që kanë më shumë perime dhe pak djathë.

Ushqimet e skuqura

ushqime-te-skuqura

Duke qenë se restorantet e përdorin vajin për të skuqur disa herë, vaji bëhet gjithmonë e më shumë i ngopur. Ky vaj bëhet i rrezikshëm për shëndetin.

Pijet e gazuara

soda

Kur flitet për sëmundjet e zemrës, shumë njerëz mendojnë për kolesterolin dhe yndyrat, dhe shumë pak e dinë se sheqeri, ashtu siç shkakton obezitet dhe diabet, luan edhe një rol kyç në zhvillimin e arterosklerozës. Konsumimi i vetëm një pije të gazuar rrit rrezikun me 20% të zhvillimit të atakut në zemër, edhe nëse këto kalori boshe nuk shkaktojnë shtim në peshë.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?