Nuk ekziston një formulë magjike për t’ju rritur përqendrimin, por ka disa ushqime që e përmirësojnë atë, të tilla si: kafja, çokollata, pijet energjike ju japin padyshim një ndjenjë energjie dhe ju ndihmojnë të jeni më aktiv, megjithëse efektet e këtyre produkteve janë afatshkurtra. Por duhet të keni kujdes, nëse e teproni me përdorimin e këtyre produkteve, atëherë do të
provoni ndjenja nervozizmi dhe lodhje.
- Sheqeri rrit vigjilencën. Sheqeri është burim “karburanti” për trurin. Nëse konsumoni diçka të ëmbël, atëherë do të keni aftësi më të mira mendore dhe do t’ju përmirësohet kujtesa.
- Ngrënia e mëngjesit me karbohidrate, fibra dhe fruta ju përmirëson kujtesën dhe ju ndihmon të ndjeheni më të përqendruar gjatë ditës.
- Peshku luan një rol kyç për shëndetin e trurit. Omega 3 që përmban peshku luan një rol jetik në përmirësimin e kujtesës veçanërisht për moshat e vjetra.
- Çokollata dhe arrat kanë veti të fuqishme antioksiduese, sidomos çokollata e zezë përmban stimulues natyrorë si kafeina të cilat rrisin përqendrimin dhe vigjilencën.
- Boronicat ndihmojnë trurin nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe mund të reduktojnë sëmundjet e trurit që lidhen me moshën të tilla si alcajmeri.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


