Ushqimet më të këshilluara nga mjekët për shëndetin e kockave

Frutat: Shtoni një frut në mëngjesin tuaj. Frutat kanë vitaminë C, e cila është treguar se ndikon në shëndetin e kockave. Një frut i plotë ka rreth 88 miligramë vitaminë C, duke ju dhënë sasinë që ju nevojitet për gjithë ditën duke përmirësuar shëndetin e kockave në veçanti. 

Perimet: Sigurisht që bulmeti është shumë i rëndësishëm, por as perimet nuk mbeten mbrapa. Pse të mos i konsumojmë të dyja? Një zgjedhje e shkëlqyer: perime me gjethe si, lakra jeshile, sallata, rrepa etj. Për më tepër, perimet kanë gjithashtu vitaminë K, e cila mund të zvogëlojë rrezikun e osteoporozës.

Fiqtë: Nëse jeni duke kërkuar për fruta që forcojnë kockat, fiqtë duhet të jenë në krye të listës suaj të blerjeve. Pesë fiq të freskët mesatarisht kanë rreth 90 miligramë kalcium dhe lëndë ushqyese të tjera si kaliumi dhe magnezi.

Salmoni: Ai dhe llojet e tjera të peshkut ofrojnë një sërë lëndësh ushqyese që forcojnë kockat. Ato përmbajnë vitaminë D, e cila ndihmon trupin të përdorë kalciumin, dhe acide yndyrore omega-3, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë kockat.

Kumbulla të thata: Duhet të hani kumbulla të thata. Hulumtimet kanë zbuluar se ngrënia e tyre çdo ditë, së bashku me kalciumin dhe vitaminën D, mund të ndihmojë në përmirësimin e densitetit të kockave./WebMD

Postime të ngjashme

5 mënyra që s'i dini për të djegur kalori
Kancer, sëmundje zemre dhe efekte neurologjike tek fetusi! 28 karamele rezultojnë me nivele të larta arseniku
5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
Tre vitamina që rekomandohet mos të konsumohen me stomakun bosh
Si të zgjoheni dhe të shkoni në punë plot energji
Këto janë ushqimet që rrisin sheqerin në gjak
"Mund të dëmtojnë skalpin" - Studimi: 'Extensions' e flokëve plot me kimikate
Ky është sekreti për të zvogëluar dhjamin e barkut pas të 50-ave