Nëse keni diabet të tipit 2, ose rrezikoheni të prekeni nga kjo sëmundje, e dini shumë mirë se pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe brumërat nuk ju bëjnë mirë. Kjo ndodh sepse ngrënia e shumë prej këtyre ushqimeve të tejmbushura me sheqer mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe rezistencën ndaj insulinës – që përkthehet në dëmtim serioz për veshkat, sytë, nervat dhe zemrën.
Përveç mbajtjes nën kontroll të ushqimeve të pasura me karbohidrate, të sëmurët me diabet duhet të konsumojnë gjithashtu ushqime që ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelet e kolesterolit, dhe ndihmojnë për të rënë në peshë.
Cilat ushqime mund të konsumohen nga të sëmurët me diabet? Në përgjithësi, ushqimet e pasura me kalium, kalcium, fibra, magnez dhe vitaminat A, C dhe E janë të mira për këto perosna. Edhe yndyrat janë të mira, sa kohë që janë yndyra të shëndetshme dhe nuk teprohet me to.
Ja cilat janë disa nga ushqimet që duhet të konsumoni (dhe ato që duhet të shmangni) nëse vuani nga diabeti.
Shfletoni galerinë…



