Përshtati në shqip: Blertina Koka
Dhimbja e stomakut mund të shkaktohet për arsye të ndryshme, duke filluar nga ushqimet e helmuara deri tek sëmundja kronike. Ajo kalon me siguri, megjithatë, ka raste kur dhimbja e barkut, e kokës, diarreja, të vjellat dhe simptoma të tjera zgjasin për disa ditë.
Ja cilat ushqime mund të lehtësojnë dhimbjet e stomakut:
Uji i kokosit – përmban sheqer natyral dhe elektrolite si kaliumi.
Bananet – përmbajnë kalium, lëndë ushqyese e nevojshme nëse jeni dehidratuar nga të vjellat ose diarreja.
Orizi – Ushqimet me niseshte mbrojnë sipërfaqen e stomakut dhe lehtësojnë tretjen.
Supa – Lëngu dhe përmbajtja e sodiumit ju ndihmon të qëndroni të hidratuar.
Çaji bimor – Në rastet kur keni dhimbje në stomak duhet të pini çaj kamomili për të lehtësuar inflamacionin.
Burimi: Health / https://shendeti.com.al/


