Ushqimet më të mira verore për të humbur kilogramët e tepërt

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Vera është koha e duhur për të humbur kilet e tepërta, dhe këto ushqime sezonale janë mënyrat më të shijshme për t’ia arritur qëllimit.ushqime verore

Domatet – Domatet janë burimi më i pasur i likopenes, një antioksidues i fuqishëm që mund të ulë inflamacionin në trup dhe kontrollon nivelet e leptinës, një hormon që rregullon oreksin. Këto perime përmbajnë gjithashtu shumë pak kalori (një domate mesatare ka vetëm 22 kalori) dhe janë të pasur me vitaminën C, një antioksidues që ndihmon në djegien e yndyrës, sidomos gjatë aktivitetit fizik. Zgjidhni domate organike, një studim ka zbuluar se domatet kanë 55% më shumë vitaminë C.

Luleshtrydhet – Një studim i Universitetit të Harvardit ka zbuluar se luleshtrydhet ju mbajnë larg kileve të tepërta falë nivelit të ulët të glicemikës, që do të thotë më pak nivele të sheqerit në gjak. Luleshtrydhet janë të pasur gjithashtu me fibra, të cilat ju japin ndjesinë e ngopjes.

Karkaleca – 85 gramë karkaleca përmbajnë 101 kalori, 19 g proteina dhe vetëm 1 g yndyrë, që ju ngopin menjëherë. Ata janë gjithashtu një burim i mirë i selenit dhe vitaminave B që rrisin energjinë.

Spinaq – Ka një arsye përse spinaqi bën pjesë në shumë lista të super ushqimeve: Kjo bimë jeshile është e pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, si vitamina A, C, hekur dhe  acid folik, dhe përmban vetëm 7 kalori për filxhan, praktikisht është pa kalori. Përveç kësaj, spinaqi largon edhe oreksin. Një studim i publikuar tek revista “Appetite” zbuloi se konsumimi i rregullt i një pije me ekstraktin e spinaqit rrit rënien në peshë me 45% dhe largon oreksin me 95%. Prandaj përfshijeni sa më shumë spinaqin në recetat tuaj.

Shalqiri –Nuk ka verë pa shalqi. Meqë është 92% ujë, shalqiri ju mban të hidratuar, ndërsa shija e tij e ëmbël ju jep ndjesinë e ngopjes.

Kungulli i njomë – Edhe kungulli i njomë përmban shumë pak kalori dhe është i pasur me kalium, që parandalon fryrjen e barkut. Ai mund të kombinohet në receta të ndryshme: Një recetë që mund t’iu sugjerojmë është kungull i prerë në formë rrethore, i pjekur me domate dhe djathë dhie pa yndyrë.

Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara