Ushqimet më të shëndetshme të dimrit që ju mbrojnë nga sëmundjet

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Dimri është i pasur me produkte që mbartin vlera  ushqyese. Ja çfarë duhet të hani këtë dimër për të qëndruar të shëndetshëm:

fruta-dimriShegë: janë të pasura me vlera ushqyese që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Shega është e pasur me antioksidantë që përmirësojnë rrjedhjen e gjakut dhe ndihmojnë në furnizimin e trupit me oksigjen.

Perimet me gjethe të errëta: konsumoni sa më shumë lakër jeshile, presh, kale dhe te gjithë perimet e tjera me gjethe jeshile që bëhen në stinën e dimrit. Ato janë të pasura me vitamina A, C dhe K. Janë burim i shkëlqyer folatesh për gratë e moshës riprodhuese.

Agrumet: të gjitha agrumet si limoni, portokalli, mandarinat, qitro, grejpfruti etj kanë vlera të pafundme ushqyese. Agrumet janë të pasura me vitaminë C, ku vetëm 1 portokall ju jep më shumë se 100% të dozës së përditshme ditore.

Kungulli: është i pakët në kalori dhe i pasur në vlera ushqyese. Kungulli është i pasur me likopen dhe me vitamina A, C, B6 dhe K. Ai është i pasur me kalium dhe folate gjithashtu.

Gështenjat: janë burim i shkëlqyer i kaliumit, fosforit, magnezit dhe hekurit. Ato janë të pasura me vitamina C, B1, B2. Gështenjat janë të dobishme për të parandaluar lodhjen mendore, mungesën e përqëndrimit, stresin etj.

Burimi: Eating Well

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome