Ushqimet për flokë të fortë dhe të shëndetshëm

Një dietë e ekuilibruar, e pasur me vitamina dhe minerale do të ushqejë rrënjët, do forcojë flokët dhe do t’ju japë atyre pamjen e shëndetshme që e dëshirojnë të gjithë. Efektin krejtësisht të kundërt e bën një dietë e keqe, e pasur me yndyra shtazore dhe e ulët në karbohidrate dhe hekur.

floke2Këtu do të rendisim disa ushqime që ndihmojnë për të pasur flokë të fortë e të shëndetshëm:

Salmoni: Ky mund të përshkruhet si “ushqimi i bukurisë”, sepse është i pasur me omega3, acide yndyrore, proteina, vitaminë B12 dhe hekur. Omega3 është e nevojshme për shëndetin e lëkurës së kokës, dhe për rritjen e shëndetshme të flokëve. Mungesa e këtyre yndyrnave në trup lidhen me lëkurë të thatë, dhe me humbjen intensive të flokëve.

Spinaqi: Spinaqi është i pasur me vitamina A dhe C, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e epitelit të flokëve. Mungesa e tyre i bën flokët të brishtë dhe të dobët. Vitamina C në veçanti është e domosdoshme për sintezën e kolagjenit dhe ndihmon plakjen e parakohshme të flokëve, për shkak të veprimit antioksidues. Sasi të mëdha të këtyre 2 vitaminave gjenden gjithashtu tek brokoli dhe lakra e Brukselit.

Fasulja e kuqe/zezë: Fasulet e kuqe dhe të zeza kanë një sasi të konsiderueshme të amino acideve në trup që janë thelbësore për flokë të shëndetshëm, si: hekur, zink dhe biotin. Hekuri është element jetik për shëndetin e flokëve, ndërsa zinku ndihmon në riciklimin e duhur të qimeve.

Mishi i shpendëve: Përmbajtja e lartë e proteinave bën që ushqimet e tilla, si: pula dhe gjeli i detit, të jenë mjaft të dobishme për shëndetin e përgjithshëm të flokëve. Nëse nuk hani mjaftueshëm proteina do të keni humbje intensive të flokëve.

Veza: Veza është një ndër ushqimet më të mira për flokët. Ajo është e pasur me vlera ushqyese të tilla si proteina, biotin dhe vitaminë B12.

Mishi i lopës: Mishi i lopës përmban sasi të konsiderueshme të zinkut, hekurit, bakrit dhe proteina natyrore të kualitetit të lartë, mjaft të nevojshme për njerëzit që kanë probleme me flokët.

Karrota: Janë burim i shkëlqyer i vitaminës A, e cila është shumë e rëndësishme për ciklin normal të jetës së qelizave të vendosura në lëkurë të kokës. Funksioni i tyre kryesor është për të ruajtur shëndetin e epitelit. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë thatësi të flokëve dhe i bën më të ndjeshëm ndaj këputjes.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës