Ushqimet për një “humor të mirë”

Çfarë barnash mjekësore? Sekreti për të mposhtur ankthin, stresin dhe humorin e keq e për t’i rikthyer vetes humorin e mirë qëndron tek dyqani më i afërt i fruta-perimeve.

buzeqeshje 2Një grup studiuesish publikuan punën e tyre disa-mujore në “Washington Post” mbi ushqimin dhe ndikimet e tij në sjelljen dhe gjendjen tonë psikologjike.

Sipas tyre ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale, jo vetëm që na bëjnë mirë për shëndetin fizik, por kanë efekt edhe në përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit mendor.

Në studim u përfshinë dhjetëra persona me regjime të ndryshme ushqimore, që nga ata që konsumonin thuajse rregullisht perimet e deri tek të tjerët që thuajse nuk i vinin fare në gojë ato.

Rezultati: sa më i madh ishte konsumi i ushqimeve me bazë bimore, aq më të lumtur ishin konsumatorët e tij dhe e kundërta, sa më pak ishte konsumi i këtyre ushqimeve, aq më i madh ishte depresioni dhe ankthi.

Studiuesit identifikuan elementet që luftojnë depresionin, ankthin apo humorin e keq. Kalciumi, kromi, hekuri, magnezi, omega 3, vitaminat B6, B9, B12 e D dhe zinku.

frut 1Po ku gjenden këto doza “humori të mirë dhe optimizmi”?

Kalciumi, gjendet me shumicë tek qumështi dhe kosi, vitamina B kryesisht tek spinaqi, ndërsa B9 tek lëkura e pulës, hekuri tek bajamet, kikirikët, arrat dhe spinaqi, omega 3 gjendet me shumicë tek peshqit, por për ata që nuk e pëlqejnë këtë ushqim, apo ata që janë vegjetarianë, ndodhet edhe tek spinaqi dhe brokoli, vitamina D merret natyralisht nga rrezet e diellit, ndërsa artificialisht gjendet edhe tek qumështi, salmoni dhe peshku shpatë dhe i fundit, zinku që është ndoshta elementi më i rëndësishëm për një humor të mirë, nivelet e ulta të tij në organizëm ndikojnë në gjendjen psikologjike. Gjendet kryesisht tek produktet e mishit, vecanërisht tek mishi i derrit, por edhe tek produktet e djathit./ Gridi Shehu

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?