Kryefaqja Box 1 Ushqimet që duhet të hani çdo ditë për të luftuar kancerin

Ushqimet që duhet të hani çdo ditë për të luftuar kancerin

0
Shpërndaje

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shumë sëmundje mund të parandalohen dhe trajtohen duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke kryer aktivitete fizike. Vitaminat dhe lëndët ushqyese na mbrojnë nga shumë sëmundje vdekjeprurëse, sidomos nga kanceri. ushqime

Më poshtë po iu sjellim disa nga ushqimet që luftojnë çdo lloj kanceri:

Domate – Filloni të luftoni kancerin me domate të kuqe. Ato përmbajnë likopene, një karotenoid shumë i dobishëm për meshkujt, pasi ul rrezikun për zhvillimin e kancerit të prostatës.

Rrushi – Ky frut, sidomos rrushi i kuq, është i pasur me resveratrol, një antioksidues që ka një funksion të rëndësishëm parandalues, pasi ul vdekjen e qelizave për të shkak të toksinave në trup. Sa më shumë rrush të konsumoni, aq më ulët është rreziku që të prekeni nga kanceri.

Shafrani i Indisë – është i pasur me kurkuminë, një substancë që shumë studime kanë vërtetuar se është shumë i mirë në luftimin e radikaleve të lira në trup që mund të ndryshojnë ADN-ën e qelizave normale. Kurkumina është një antioksidues që parandalon zhvillimin e tumoreve dhe qelizave kancerogjene. Konsumimi i rregullt i Shafranit të Indisë ul rrezikun për zhvillimin e kancerit të prostatës, të mushkërisë, gjirit dhe kancerit të zorrës së trashë.

Hudhra – Një nga bimët më të shëndetshme në botë është hudhra. Ajo është e pasur me sulfur, një përbërës që mbron trupin nga kanceri. Nëse shtoni hudhrën tek çdo ushqim që konsumoni, ju do të ulni rrezikun e zhvillimit të tumoreve, sidomos për njerëzit që janë diagnostifikuar me kancer.

Brokoli – Me siguri keni dëgjuar që brokoli është cilësuar si super ushqim, dhe kjo për arsye shumë të drejta. Ai mund të parandalojë kancerin dhe shumë sëmundje të tjera. Brokoli është i pasur me flavonoide që forcojnë mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve, sidomos ato kronike.

Ushqime të tjera që duhet të konsumoni për të mbajtur larg kancerin janë:

  • Karota
  • Ushqime të pasura me fibër
  • Qitro
  • Arra
  • Peshk
  • Spinaq
  • Frutat e pyllit
  • Drithërat

Përveçse duhet të ushqeheni shëndetshëm, duhet të ushtroheni rregullisht dhe të shmangni ushqimet e shpejta për të mbajtur larg kancerin.

Burimi: StethNews / https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here