Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga tensioni i lartë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Nëse keni tension të lartë të gjakut, rekomandohet që të përfshini sa më pak kripë dhe yndyrë tek dieta juaj ushqimore. Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që duhet të shmangni ose limitoni nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut.tension i gjakut

Mishi i kuq – Një dietë e shëndetshme duhet të ketë një sasi të ulët të yndyrave të ngopura. Kjo sepse ushqimet me shumë yndyrë nuk janë të mirë për zemrën dhe enët e gjakut. Një fetë mishi 500 gramësh ka rreth 1,500 gramë sodium, 1,140 kalori dhe 79 gramë yndyra.

Turshi – Turshitë janë të pasur me vitaminën K dhe përmbajnë shumë pak kalori, por nga ana tjetër përmbajnë shumë sodium. Një tas i vogël me turshi përmban 570 mg sodium, që është më shumë se 1/3 e sasisë së rekomanduar çdo ditë. Prandaj, nëse keni tension të lartë të gjakut, kufizoni konsumimin e turshive.

Lakër turshi – Lakra turshi përmban hekur, fibër dhe vitaminat C dhe K, që ndihmojnë në forcimin sistemit imunitar. Por, nga ana tjetër ata përmbajnë 460 mg sodium, lëndë ushqyese kjo që nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Sheqer – Ushqimet e pasura me shumë kalori dhe sheqerna çojnë në shtim në peshë. Obeziteti është një nga shkaktarët e tensionit të lartë të gjakut. Kilogramët e tepërt sforcojnë zemrën dhe mund të ngadalësojnë rrjedhjen e gjakut.

Kripë– Sasia e madhe e sodiumit rrit në mënyrë të konsiderueshme tensionin e gjakut. Kripa mund të shkaktojë gjithashtu dëmtime në zemër dhe arterie.

Alkool – Konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton rritje të tensionit të gjakut. Për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje rekomandohet që ta shmangin alkoolin ose ta pinë në sasi të moderuar.

Burimi: 1MilionHealthTips / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll