Ushqimet që duhet të shtoni menjëherë në dietë, nëse nuk doni të sëmureni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Për të mbajtur doktorin larg, duhet t’i kushtoni një rëndësi të veçantë ushqyerjes. Për fat të mirë, ka disa ushqime që mund t’i japin sistemit imunitar fuqi për të luftuar sëmundjet.ushqime_grip

Ja cilat janë ata:

Kosi

Kosi përmban probiotikë, bakteri i shëndetshëm që mban zorrën dhe traktin e brendshëm të pastër nga bakteret që shkaktojnë sëmundje. Edhe pse ata gjenden në formën e suplementeve, një studim nga Universiteti i Vienës në Austri ka zbuluar se një dozë në ditë me kos është po aq efektive në rritjen e imunitetit po aq sa edhe ilaçet.

Hudhra

Hudhra përmban ingredientin aktiv allicin, i cili lufton infeksionet dhe bakteret. Personat që konsumojnë hudhra kanë 2/3 më pak gjasa që të preken nga ftohja.

Të tjera studime kanë treguar se personat që i pëlqejnë hudhrat dhe konsumojnë më shumë se 6 thelpinj në javë janë 30% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri kolorektal dhe 50% më pak nga kanceri i stomakut.

Bollguri dhe elbi

Këto drithëra përmbajnë beta-glukan, një lloj fibre me veti antimikrobiale dhe antioksiduese. Ata përmirësojnë sistemin imunitar, përshpejtojnë procesin e shërimit dhe mund të ndihmojnë antibiotikët të funksionojnë më mirë.

Çaji

Sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, njerëzit që pinë çaj jeshil ose të zi çdo ditë janë më pak të rrezikuar të preken nga infeksionet.

Aminoacidi përgjegjës për rritjen e imunitetin, L-theanine, është me bollëk tek të dy këto lloj çajrash.

Patatet e ëmbla

Mund të mos e mendoni lëkurën si pjesë të sistemit imunitar, por ky organ i rëndësishëm , që zë 1.4 m2 , shërben si mburojë e parë kundër baktereve, viruseve dhe çdo gjë që mund të dëmtojë organizmin.

Për të qëndruar të fortë dhe të shëndetshëm, lëkura ka nevojë për vitaminë A.

“Vitamina A luan një rol kryesor në prodhimin e indeve lidhëse, një komponent  kyç i lëkurës”, shpjegon dr. David Katz.

Një nga mënyrat më të mira për të përfshirë vitaminën A në dietë është ta merrni atë nga ushqimet që përmbajnë beta karotene (si patatet e ëmbla), të cilën trupi e kthen në vitaminë A.

Ushqime të tjera të pasura me beta-karotene janë: karota, kungulli dhe pjepri.

Kërpudha

Për shekuj me radhë, njerëz në të gjithë botën i kanë përdorur kërpudhat për një sistem imunitar të shëndetshëm

Studime të ndryshme kanë treguar se kërpudhat rrisin prodhimin dhe aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, duke  i bërë më agresive. Kjo është diçka e mirë kur keni infeksion.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?