Ushqimet që gjallërojnë trupin (10 herë më shumë se ushqimet e tjera)

Veza: vezët janë të mbushura me vitamina dhe minerale, përfshirë këtu biotinë dhe cholinë. Vezët janë burimi më i mirë i proteinave që ka ka nevojë trupi.

superushqimetQumështi i kokosit: është një ushqim shumë i mirë për trupin për shkak të niveleve të larta të acideve yndyrore që përmban dhe zinxhirit të triglicerideve, të cilat djegin më shpejt yndyrën nga trupi.

Mishi nga kafshët e njoma: kanë më pak kalori se llojet e tjera të mishit konvencional. Mishi i qingjit, viçit, pulës që konsumoni duhet të jetë me pak yndyrë në mënyrë që mos të rrisë nivelin e kolesterolit të keq. Mishi i njomë është i pasur me vitaminë E, C dhe një sërë yndyrnash të shëndetshme, të cilat duhen konsumuar me moderim.

Supa e bërë me lëngun e kockave: mund të quhet si ilaç i fuqishëm që redukton inflamacionin, shëron infeksionet, rrit imunitetin, stimulon shëndetin e kockave, ka efekte qetësuese etj.

Të brendshmet si mëlçia, zemra, shpëretka etj: janë një burim shumë i mirë proteinash, acidesh yndyrore esenciale dhe vitaminash që e mbajnë trurin dhe membranat e tij në mënyrë perfekte.

Frutat e pyllit: manaferrat, boronicat, luleshtrydhet janë ndër frutat që përmbajnë më pak fruktozë dhe janë të pasur me antioksidues.

Patatet e ëmbla: këto lloj patatesh janë më të mira se patatet e bardha sepse përmbajnë beta karroten (për shkak të ngjyrës) dhe nuk përmbajnë përbërës që heqin lëndët ushqyese nga trupi.

Vaji i kokosit: është perfekt për çdo lloj gatimi dhe ka më pak kalori se vajrat e tjerë. Vaji i kokosit është zëvendësimi më i mirë që mund t’i bëhet gjalpit dhe margarinës, ai ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe