Ushqimet që i dëmtojnë kafshët     

Kafeina: kafeina mund të gjendet në shumë artikuj ushqimore si: kafe, çaj, kakao, çokollatë, soda dhe pije të tjera energjike. Nëse kafeina konsumohet në sasi të mëdha, ajo mud të shkaktojë tek qentë dhe macet, dridhje, rrahje të shpejta të zemrës dhe nervozizëm.

mace qenÇokollatë: shumë njerëz e pëlqejnë çokollatën dhe ka shumë përfitime shëndetësore,  por çokollata është toksike për qentë dhe macet, dhe çokollata e errët është më shumë toksike se çokollata me qumësht për shkak të niveleve të larta të kakaos. Kur çokollata konsumohet nga kafshët shtëpiake, ajo mund të shkaktojë të vjella dhe diarre, rrahje zemre të parregullta dhe vdekje. Efekti toksik i kësaj substance varet nga pesha e kafshës, kështu kafshët e vogla  janë në rrezik të lartë.

Alkooli: edhe një sasi e vogël e alkoolit mund të shkaktojë probleme tek kafshët si:  të vjella, diarre,  madje edhe vdekjen. Ajo mund të ndikojnë në mëlçi dhe tru në të njëjtën mënyrë ai ndikon tek njerëzit. Sa më të vegjël të jenë kafshët  aq më i madh efekti.

Qepë dhe hudhër: Njerëzit e  kanë përdorur hudhrën si  barishte mjekësore për një kohë shumë të gjatë, por konsumimi i sasisë të lartë të hudhrës dhe qepës, të papërpunuara, pluhur ose të gatuara, mund të shkaktoj në qentë dhe macet probleme gastrointestinale që mund të jenë të rrezikshme për jetën. Macet janë më shumë në rrezik.

Arrat, bajamet: Konsumimi i arrave është i mirë për ne por shumicat e arrave janë të këqija për qentë. Ato mund të shkaktojnë të vjella, dridhje, dobësi dhe temperaturë të lartë trupore. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin