Ushqimet që ju bëjnë të dukeni më të rinj

Të ushqeheni mirë nuk ju ndihmon vetëm për të pasur trup të shëndetshëm por gjithashtu redukton rrudhat, forcon thonjtë  dhe ju ndihmon të keni flokë me më shumë shkëlqim- thotë Joshua Zeincer. Ja ushqimet që duhet të përmbajë frigoriferi juaj nëse doni të dukeni sa më bukur:

boronicwShalqiri: ndihmon lëkurën të largojë rrezet e dëmshme ultravjollcë. Mund ta përdorni për të zëvendësuar dozën e përditshme të kremit me filtra mrojtës ndaj diellit.

Shega: kokrrat e këtij fruti janë të mbushura me antioksidantë dhe vitaminë C. Parandalojnë rrudhat, ruajnë linjat e bukura dhe neutralizojnë radikalet e lira të lëkurës. Rritin prodhimin e kolagjenit  dhe acidit elagik (redukton inflamacionin e shkaktuar nga rrezet e dëmshme UV).

Boronica: përmban vitamina E dhe C, dy antioksidantë që veprojnë së bashku për ndriçimin e lëkurës dhe për luftimin e radikaleve të lira.

Karkaleca: të pasura me zink, ju ndihmojnë të keni lëkurë të pastër dhe të luftoni aknet. Zinku përshpejton rinovimin e qelizave të lëkurës.  Sipas studimeve njerëzit të cilët kanë akne në lëkurë kanë nivele të ulta të zinkut në organizëm.

watermelon 23Vezët: të pasura me proteina ju ndihmojnë në forcimin e thonjve. Ato janë të pasura me vitaminë B kompleks që minimizon aminoacidet.

Arrat: përmbajnë omega 3 dhe acide yndyrore (gjenden tek produktet që ju garantojnë flokë të hidratuar).  Përmbajnë vitaminë E. Sasia që duhet të konsumoni është ¼ filxhani në ditë. Për më tepër arrat janë të mbushura me bakër.

Pjepër: përmban Vitaminë A, e cila  rregullon rritjen e qelizave të lëkurës./Health magazine/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak