Ushqimet që ju pastrojnë trupin nga nikotina

Brokol: përmban nivele të larta të vitaminës B5,vitaminës C dhe B e cila është edhe përgjegjëse për rregullimin e shumë proceseve në trup. Mungesa e vitaminave bën që trupi të mos reagojë si duhet, prandaj është e rëndësishme të merrni sa më shumë prej tyre. Brokoli i mbron mushkëritë nga toksinat.

portokall vPortokalli: rrit nivelet e vitaminës C në trup, redukton ankthin dhe stresin e shkaktuar nga dëshira për të konsumuar duhan.

Spinaqi: përmban acid folik dhe vitaminë B9 të cilat janë të njohura për largimin e nikotinës nga trupi. Acidi folik është thelbësor për të luftuar simptomat e varësisë ndaj nikotinës dhe luan rol jetik në mirëqenien mendore dhe emocionale.

Xhenxhefili: ndihmon për të larguar shumë simptoma të shkaktuara nga pirja e duhanit. Konsumoni xhenxhefil për reduktimin e toksinave të krijuara nga nikotina.

Limon: është armë e fuqishme për largimin e nikotinës. Qelizat e dëmtuara të lëkurës nga nikotina mund t’i luftoni me limon. Vitamina C që përmban limoni, ju ndihmon në luftimin e simptomave të nikotinës.

karrota cKarrota: nëse jeni konsumator i duhanit marrja e vitaminave A dhe C disa herë në ditë është ajo që ju duhet. Do të forcojë mbrojtjen e trupit.

Shegë: konsumimi i duhanit rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe zvogëlon nivelin e oksigjenit në gjak. Shega shërben për të luftuar këto simptoma dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, gjithashtu ndihmon trupin të prodhojë më shumë qeliza të kuqe.

Sallatë jeshile: nëse jeni konsumator i rregullt i sallatës jeshile keni më pak shanse të prekeni nga kanceri. Sallata jeshile është burim natyror i antioksidantëve dhe lufton nikotinën në trupin tuaj./Health magazine/Përgatiti: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit