Ushqimet që kanë më shumë hekur

Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut. Shumica e këtyre funksioneve janë thelbësore për jetesën. Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë:

Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.
Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit.
Hekuri vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore për rritjen e qelizave.

Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë. Hekuri luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.

Duke qenë së hekuri është kaq i rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të çojë në:

  • Anemi: Lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, Pagjumësi, mungesë oreksi, Zbehje, etj., gjithashtu çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve.
  • Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë).
  • Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemoragji të rënda menstruale duke sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë.

Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë eshtë të hamë ushqime të pasura me hekur. Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.

Lista e ushqimeve të pasura me hekur:

  • Perimet jeshile si: spinaqi e brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu: Fasulet jeshile; Rrënjë rrepash e panxhari; Bizelet; Patatja; Majdanozi; Asparagu; Lakërishtet; Shalqini; Misri; Lakra e kuqe; Lista e Bishtajoreve të pasura më Hekur:
  • Të gjitha llojet e fasuleve; Barbunjat / bishtajat; Farat e Sojës; Farërat:Fara Luledielli; Fara Kungulli; Drithërat: Orizi kaf;Gruri; Cereali; Spageti/Makaronat në përgjithësi.
  • Prodhimet shtazore: Mishi i pulës dhe gjeli i detit; Mëlçia; Sardelet; Mishi; Mëlçi pule;
  • Kosi natyral;
  • Frutat e thata: Bajamet (dhe Vaji i tyre); Kumbullat dhe kajsitë e thata.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak